Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gjykata Supreme refuzon padinë për shaminë, Organizata “Shqiptaria” përshëndet vendimin e saj: Arsimi publik mbetet laik

Gjykata Supreme refuzon padinë për shaminë, Organizata “Shqiptaria” përshëndet vendimin e saj: Arsimi publik mbetet laik

Organizata “Shqiptaria” ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, e cila refuzoi padinë e dorëzuar nga “Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional – Arrita”, që kërkonte shfuqizimin e nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.13 të Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2014 të MASHT-it, i cili ndalon bartjen e veshjeve fetare në institucionet arsimore publike.

Në deklaratën e saj, organizata e ka cilësuar vendimin si një konfirmim të parimit të shtetit laik dhe mbrojtjen e vlerave demokratike, pluraliste dhe të lira të shoqërisë kosovare.

“Lejimi apo imponimi i shamisë në shkolla do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut, i barazisë gjinore dhe i vetë Kushtetutës së Republikës së Kosovës,” thuhet në reagimin e organizatës.

“Shqiptaria” i inkurajon institucionet shtetërore dhe gjykatat të vazhdojnë mbrojtjen e shtetit laik dhe parimeve kushtetuese, duke siguruar që arsimi në Kosovë të mbetet neutral, laik dhe i lirë nga ndikimet fetare apo ideologjike.