Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dogana ndalon fillerë e botoks në pikën kufitare të Vërmicës

Dogana ndalon fillerë e botoks në pikën kufitare të Vërmicës

Zyrtarët doganorë të Kosovës kanë ndaluar një sasi të produkteve farmaceutike gjatë një kontrolli të rregullt në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të një automjeti të transportit të udhëtarëve, edhe pse shoferi kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, zyrtarët kanë zbuluar një çantë shpine të mbushur me fillerë për botoks.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se pala nuk kishte asnjë faturë apo dokumentacion përkatës që të dëshmonte origjinën apo ligjshmërinë e mallrave.

Produktet janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme ligjore, ndërsa ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedurë për kundërvajtje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.