Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rama: Kapitull i ri për të rinjtë e Prishtinës, nënshkruhet marrëveshja që e kthen Pallatin e Rinisë në qendër të teknologjisë

Rama: Kapitull i ri për të rinjtë e Prishtinës, nënshkruhet marrëveshja që e kthen Pallatin e Rinisë në qendër të teknologjisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me DOKUTECH, për të cilën tha se e kthen Prishtinën në qendër të inovacionit e teknologjisë.

“Sot hapëm një kapitull të ri për të rinjtë dhe të ardhmen digjitale të Prishtinës! Kryeqyteti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me DOKUTECH për të kthyer Prishtinën në qendrën e inovacionit, teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në rajon”, ka shkruar Rama.

Ai theksoi se marrëveshja parasheh laboratorë STEAM, trajnime në Inteligjencë Artificiale e festivalin DOKUTECH.

“Nga laboratorë STEAM, trajnime në AI, te festivali ndërkombëtar DOKUTECH që rikthehet në Pallatin e Rinisë. Ky është një investim i fuqishëm në rininë tonë dhe të ardhmen e qytetit. Prishtina po rritet si qytet i dijes, inovacionit dhe mundësive!”, ka shkruar Rama.