Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për përfundimin me sukses të ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë”, i cili, sipas tij, shënon përmbylljen e procesit të validimit të të gjitha kapaciteteve të këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përmes një postimi, Kurti theksoi rëndësinë e këtij arritjeje për ushtrinë dhe sigurinë kombëtare.
“Realizimi i ushtrimit fushor ‘Ujku Shigjetë’, e përmbylli procesin e validimit të të gjitha kapaciteteve të këmbësorisë së ushtrisë sonë,” ka shkruar ai.
Kryeministri në detyrë shtoi se Kosova do të vazhdojë me objektiva të reja për forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë.
“Le të vazhdojmë me objektivat e radhës, për një Kosovë gjithnjë e më të sigurtë,” ka përfunduar Kurti.