Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli zbulon skenarin e fshehtë të VV-së: ‘Ose krejt, ose asgjë!’

Kasolli zbulon skenarin e fshehtë të VV-së: ‘Ose krejt, ose asgjë!’

Analisti politik Afrim Kasolli në emisionin Arb Debat me Rid Berishën në TV Arbëria ka komentuar dështimin e djeshëm të kreut të VV-së për të formuar qeverinë e re, si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Mosformimi i qeverisë nga VV-ja: Pasojat më të mëdha, nuk ka dyshim, i mbart shteti i Kosovës

Kasolli ka thënë se pasojat më të rënda do t’i paguajë shteti i Kosovës.

“Fatura ndahet në dy pjesë. Faturën negative nuk ka dyshim që e mbart shteti i Kosovës.

Vendi rrezikon të mbetet pa buxhet dhe po ashtu rrezikon të mos i shfrytëzojë fondet e Planit të Rritjes Ekonomike për Ballkanin Perëndimor të dedikuara nga Brukseli”

Sipas analistit, e gjithë situata politike mund të jetë një skenar i tërë nga Vetëvendosja.

“Vetëvendosja me plan të qartë për të shantazhuar opozitën – paralajmëron analisti”

“Kasolli zbulon skenarin e fshehtë të VV-së: ‘Ose krejt, ose asgjë!’”

“Strategjikisht, Vetëvendosja mbase edhe me qëllim ka kalkuluar për të blerë kohë, për të ardhur në këtë moment që ta ketë më të lehtë ta shantazhojë edhe opozitën, edhe subjektet tjera politike me këtë qasje, që nëse nuk e votoni qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, do të bëheni bashkëpjesëmarrëse në këtë kaos të madh: ‘ose krejt, ose asgjë’. Sepse nëse nuk votohet Lëvizja Vetëvendosje, mund të rrjedhin…”

Kasolli potencon se për vendin do të ishte fatale të hyjmë në vitin 2026 pa e miratuar buxhetin.

“Ekziston rreziku shumë i madh që në vitin e ardhshëm të futemi pa buxhet paraprak të miratuar, i cili ka kosto të jashtëzakonshme financiare jo vetëm për sektorin publik, por edhe për segmentet e tjera, përfshirë sektorin privat”

Kasolli: Kurti i mbylli të gjitha dyert me shpresën se mund ta përsërisë rezultatin e vitit 2020

Analisti thekson se Kurti qëllimisht mbylli të gjitha dyert, duke mos i dhënë shumë mundësi opozitës për krijimin e ndonjë marrëveshjeje, me qëllim që ta rikthejë atmosferën e vitit 2020.

“Kurti i mbylli të gjitha dyert me shpresën se mund të përsëritet viti 2020, kur ishte rrëzuar qeveria Kurti dhe ishte krijuar qeveria e Avdullah Hotit. Përpjekja e tyre është për ta krijuar atë atmosferë politike”

“Është investim shumë i madh propagandistik për të rikrijuar të njëjtën atmosferë të vitit 2020, nga kalkulimi dhe shpresa se do ta korrin të njëjtin rezultat elektoral”.  /TV Arbëria