Tim Shkupi në një intervistë ekskluzive në TV Arbëria ka thënë se Ali Ahmeti në Maqedoninë e Veriut nuk i ka humbur zgjedhjet, siç është paraqitur.
“Nuk mund të them se nuk kam anë politike përderisa jam shqiptar dhe mbroj shqiptarinë time. Dhe pozicionet e lajmëtarit të shqiptarëve nuk ndryshojnë”, tha Tim Shkupi.
Tim Shkupi thotë se e mbështet garën e Ali Ahmetit.
“Aktivitetet e mia janë në favor të qenies biologjike shqiptare që ka përfaqësuar koalicioni për integrim në Evropë, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij”
“Pjesa më e madhe e bashkëpunëtorëve të tij po e dezertojnë Ali Ahmetin”, deklaron ai tutje.
Sipas tij, koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut nuk është fitues.
“U munduan ta paraqesin një pasqyrë të rreme se gjoja ka fituar VLEN, por s’është e vërtetë. Dështoi loja e Mickovskit”
“Nuk ka humbur Ali Ahmeti”