Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Afrim Kasolli: Të gjitha partitë po përgatiten për zgjedhje të reja parlamentare

Afrim Kasolli: Të gjitha partitë po përgatiten për zgjedhje të reja parlamentare

Pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme për qeverinë, analisti politik Afrim Kasolli tha se ky dështim po shihet nga partitë e tjera politike si mundësi për të maksimizuar interesat e tyre në prag të zgjedhjeve të reja.

“Tashme te gjjtha partite politike po pergaditen per zgjedhje te reja parlamentare. Deshtimin dje ne Kuvend te Albin Kurtit per t’i siguruar votat e mjaftueshme per Qeveri do te perpiqen ta maksimalizojne per interesa te tyre”, ka deklaruar Kasolli.

Sipas tij, opozita do ta shfrytëzojë këtë situatë për ta paraqitur Kurtin si lider në rënie dhe për të argumentuar se “po i vjen fundi karrierës së tij si pushtetar”. Nga ana tjetër, Kurti pritet të paraqitet si “viktimë e komplotit të brendshëm politik”, duke synuar ta shndërrojë krizën në forcë mobilizuese.

Kasolli vlerëson se Kurti do të kërkojë të sigurojë 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme për ta përmbyllur, siç thotë ai, “misionin e tij politik për sovranitet të plotë, rend dhe ligj, sidomos në veri të vendit”.

“Po simulohet një atmosferë e ngjashme me atë të vitit 2020, kur Qeveria Kurti 1 u shkarkua në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, historia nuk mund ta përsërisë vetveten”, ka theksuar ai.

Kasolli megjithatë nuk e përjashton mundësinë që Kurti të dalë fitues përsëri:

“Nuk duhet përjashtuar gjasat që Albin Kurti t’i fitojë në këto zgjedhje votat që kishte dështuar t’i siguronte më 9 shkurt. Natyrisht, kjo mund të ndodhë vetëm nëse përputhen disa rrethana dhe kontingjenca politike”

Postimi i tij: