Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas dështimit të votimit të qeverisë së re dje në Kuvend, ka thënë se s’ka rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të reja.
Në konferencë për media, Kurti theksoi se kjo s’ka qenë preferenca e tyre si parti, por që s’ka mënyrë tjetër.
“Dua të theksoj që unë dhe VV jemi të interesuar dhe angazhohemi të punojmë që ta zhvillojmë shtetin. Prandaj para çdo marrëveshje, ne zgjedhim zgjedhjet kjo është edhe arsyeja pse vendi, siç e pamë dje nuk ka rrugë a mënyrë tjetër përveç drejt zgjedhjeve të reja. Nuk ka qenë preferenca jonë”, tha Kurti në konferencë për media.