Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në vizitë Nasim Haradinajn, të cilin e ka falënderuar për urimet dhe për miqësinë e gjatë mes tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka shprehur mirënjohje për vizitën dhe lidhjen e qëndrueshme që e kanë ndërtuar ndër vite.
“Faleminderit Nasim për vizitën, urimet dhe qëndrueshmërinë e miqësisë tonë gati katër dekada. Je i nderuar, Nasim Smajl Haradinaj!”, ka shkruar Lladrovci.