Pas arrestimit të prokurorit Beqë Shala nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka reaguar ashpër Kadri Kryeziu, duke e quajtur rastin “shenjë alarmante për gjendjen në sistemin e drejtësisë”.
“Kur edhe prokurorët vjedhin, kjo është shenjë që na duhet një grusht i fortë për të vendosur rend. Këta bastardë gjakpirës duhet t’i shkulim me rrënjë e t’ua japim dënimin maksimal. Kurrë nuk do të ecim dot përpara pa e çrrënjosur këtë të keqe që po frymon në zemër të drejtësisë,” ka deklaruar Kryeziu.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bastisur shtëpinë e prokurorit Shala, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Sistemi Prokurorial i Kosovës konfirmoi lajmin përmes një njoftimi në Facebook, ndërsa bëri të ditur se hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prizrenit, Petrit Kryeziu.