Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gazetari Nikollë Ukaj reagon ndaj deklaratës së fundit të kryetarit të AAK-së në Viti

Gazetari Nikollë Ukaj reagon ndaj deklaratës së fundit të kryetarit të AAK-së në Viti

Gazetari Nikollë Ukaj ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të kryetarit të AAK-së në Viti, Labinot Gjini (Bislimi), duke e cilësuar atë si një reagim emocional pas humbjes në zgjedhje dhe jo si mbrojtje të “laicitetit të shtetit”.

Sipas Ukajt, deklarata e z. Gjini është “një tentim i dëshpëruar për të gjetur fajtorë aty ku nuk ka faj”. Ai shtoi se “është e qartë për këdo që e ka përcjellë procesin zgjedhor në Viti se Labinot Bislimi doli i humbur dhe se elektorati refuzoi mënyrën e vjetër të të bërit politikë: me sulme personale, me etiketime, e me përçarje”.

Gazetari gjithashtu theksoi rolin e Don Fatmir Koliqit në komunitet, duke theksuar se përfshirja e tij në ngjarje publike nuk e bën atë “militant politik”. Sipas Ukajt, kjo vetëm “dëshmon rolin e tij si prift i një zone që gjithmonë ka qenë e lidhur me jetën shoqërore e qytetare të njerëzve të vet”.

Ai përfundoi me një mesazh për kryetarin e AAK-së: “Në vend që të përpiqet të përçajë qytetarët dhe të anatemonizojë njerëz të respektuar të Stubllës, z. Labinot Gjini do të bënte mirë të reflektojë mbi arsyet e humbjes së tij politike. Sepse problemi nuk është Don Fatmiri, as Kisha, as qytetarët që mendojnë ndryshe – por mënyra se si disa e kuptojnë politikën: me hakmarrje, me mllef e me ndarje.”