Kryetari i zgjedhur i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka qenë në terren për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Totaj ka bërë të ditur se ekipet komunale janë të angazhuara në çdo zonë të prekur, ndërsa situata po monitorohet vazhdimisht për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Ai ka theksuar se institucionet lokale janë në gatishmëri të plotë dhe ka publikuar numrat emergjent ku qytetarët mund të raportojnë rastet urgjente:
112 – Qendra Operative Emergjente
192 – Policia
193 – Zjarrfikësit
Totaj ka apeluar tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë menjëherë çdo rast rreziku, ndërsa ka premtuar se komuna do të vazhdojë të ofrojë ndihmën e nevojshme për të gjithë të prekurit nga përmbytjet.