Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Musliu reagon pas deklaratave të VV-së: PDK nuk krahasohet me ata që e mohojnë Republikën

Musliu reagon pas deklaratave të VV-së: PDK nuk krahasohet me ata që e mohojnë Republikën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ashpër pas deklaratave të Vetëvendosjes që e krahasuan PDK-në me Listën Serbe.

Musliu e ka konsideruar këtë krahasim si të ulët, të rrezikshëm dhe thellësisht fyese për shtetin e Kosovës.

“Ta krahasosh PDK-në me ata që mohojnë Republikën është turp dhe mashtrim politik. Kjo gjuhë e urrejtjes nuk është politikë, është dëshpërim. Ata që s’kanë rezultate, kërkojnë armiq për t’i fshehur dështimet e veta”, ka thënë Musliu në një reagim publik.