Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Shqiprim Pula: “Politikën si profesion e kanë fëlliqur krejt, trishtim”

Shqiprim Pula: “Politikën si profesion e kanë fëlliqur krejt, trishtim”

Njohësi i çështjeve politike, Shqiprim Pula ka reaguar ashpër ndaj klasës politike në Kosovë, duke e cilësuar gjendjen aktuale si pasojë të një “dënimi” të vazhdueshëm që qytetarët po e përjetojnë për shkak të mungesës së edukimit dhe përgjegjësisë së përfaqësuesve të tyre në institucione.

Në postimin e tij, Pula shkruan:

“Më e lehtë për ne të bëhemi irritues, të paqëndrueshëm, të prirur ndaj keqkuptimeve edhe konflikteve, madje hera herës të shfaqur si me depresion dhe ankth kur dëgjohen fjalimet, sikur n’a tregojnë se kanë çrregullime hormonale”.

Ai thekson se “dënimi ka filluar nga mungesa e edukimit elementar të tyre (në shumicë) qysh si fëmijë nga prindër mbase fisnik e punëtor, por të pa shkolluar!”

“Dënimi ka filluar nga mungesa e edukimit thelbësor të shumë prej tyre të zgjedhur aksidentalisht për fatkeqësi të Republikës, të ulur në Kuvend”.

“Dënimi, për qytetarët e Kosovës nga deputetë të Republikës është që shpërfaqin mendësi provinciale, arrogance dhe krimogjene”.

“I thash një mikut, e vërtet që kanë dal nga provincat e jetojnë në qytet por mendësinë provinciale nuk e kanë lënë atje po e kanë bartë në Kuvend!!!”.

“Politikën si profesion e kanë fëlliqur krejt, trishtim”.

Ai ngre një pyetje të drejtpërdrejtë për qytetarët e Kosovës:

“Deri kur qytetarët e Kosovës do t’i votojnë ata deputetë që të jenë të pa dobishëm për Republikën???”.