Pas dështimit të Kurtit për të formuar sot Qeverinë ka reaguar deputeti i PDK-së, Artan Behrami.
Behrami tha se sot, Albin Kurt, u dorëzua.
Ai theksoi se ‘sot filloi pikëpërmbysja e tij si viktimë e kurthit që vetë e kishte ngritur’.
“Kurti është i mbështetur për murin e urrejtjes, të cilin e ka ndërtuar tullë mbi tullë në 20 vitet e fundit.Ky mur ka filluar të shembet! Bashkë me të edhe pesë vitet më të errëta të Kosovës së pavarur” shkruan Behrami.
Reagimi i plotë:
Tërë karrierën e tij e ka ndërtuar mbi urrejtjen, përçarjen, demonizimin, kundërshtimin dhe shkeljet e normave dhe rregullave demokratike.
Albin Kurti sot u dorëzua!