Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mushkolaj: Tash fore osht me dalë Gjykata Kushtetuese me konstatimin që Kuvendi nuk është konstituuar

Mushkolaj: Tash fore osht me dalë Gjykata Kushtetuese me konstatimin që Kuvendi nuk është konstituuar

Reagimi i analistit politik Imer Mushkolaj vjen pas dështimit të Albin Kurtit për të formuar Qeverinë “Kurti 3”.

Sipas Mushkolajt, “Kaq vota në Kuvend, pra 56, Albin Kurti i ka pasë qysh para gjashtë muajsh, kur përpiqej me kokëfortësi ta bënte Albulena Haxhiun kryeparlametare. Por, gjithë këta muaj VV ka zvarritë e ka mashtru, duke thënë se i ka votat për qeveri. Madje i ka sulmu krejt ata që pohonin të kundërtën.”

Analisti thekson se kryeministri në detyrë ka humbur kohë të çmuar: “Kurti na ka vjedhë muaj nga jeta jonë që më në fund të konfirmojë mashtrimin që e kanë ditur të gjithë, përkatësisht pamundësinë e krijimit të koalicionit qeveritar pa marrëveshje politike.”

Mushkolaj shprehet se përgjegjësia për krizën dhe bllokimin bie mbi Kurtin: “Ai është përgjegjësi kryesor për krizën, bllokimin. Ai është sinonim i mashtrimit dhe dështimit.”

“Tash fore osht me dalë Gjykata Kushtetuese me konstatimin që Kuvendi nuk është konstituuar”.