Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Andin Hoti pas propozimit për ministër: “Puna politike është mjet shërbimi, jo përfitimi”

Andin Hoti pas propozimit për ministër: “Puna politike është mjet shërbimi, jo përfitimi”

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i cili u propozua nga mandatari Albin Kurti për Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, ka reaguar pas dështimit të formimit të Qeverisë “Kurti 3”.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se vendimi për të pranuar propozimin ka qenë i tij dhe i bazuar në rrethanat aktuale, duke theksuar se përgjegjësia e tij ndaj qytetarëve mbetet e pandryshuar.

“Puna në institucione nuk është privilegj, por detyrë shërbimi ndaj qytetarëve. Pavarësisht që sot nuk u arrit të formohet Qeveria e re, ky është një realitet politik që duhet pranuar me qetësi dhe përgjegjësi”.

“Jam mirënjohës për vlerësimin dhe besimin që më është dhënë për të udhëhequr një dikaster kaq të rëndësishëm si Ministria për Familjen dhe Mirëqenien Sociale, pjesë e kabinetit qeveritar të z. Kurti, një ministri që përfshin kategoritë më të ndjeshme sociale në Republikën e Kosovës. Ky është vendim i imi, i menduar mirë dhe i bazuar në rrethanat aktuale. Përgjegjësia për njerëzit do të mbetet e pandryshuar, ashtu si edhe përkushtimi ndaj punës dhe ndaj vendit tonë”.

“Duke e parë politikën si mjet shërbimi dhe jo përfitimi, aty ku jam, aty ku do të jem, dhe aty ku më besohet puna ime, do të vazhdoj të jem në shërbim të qytetarëve dhe të vlerave që na bashkojnë”.