Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se Kosova nuk mund të ketë qeveri teknike për shkak të polarizimeve të thella politike në vend.
Ai ka kujtuar se LDK-ja kishte propozuar me kohë formimin e një “Qeverie të Unitetit”, si zgjidhje të mundshme për tejkalimin e situatës aktuale.
“Një shumicë politike mundet me u afru te presidentja, nuk po shoh që ka shumicë politike. Së paku është dashtë me u mundu me bind deputetin, jo vetëm mu, u pa që kjo është larg 60’tshit,” tha Haziri.
Sipas tij, përveç çështjes së buxhetit, në Kuvend janë edhe tema tjera me rëndësi të madhe si “ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë krejt interes financiar, plani i rritjes për BE, sanksionet financiare dhe pezullimi i Marrëveshjes Strategjike”.
“Për me dal me qeveri teknike, Kosova është e polarizime, por qeveri e Unitetit, ose kalimtare që e ka propozu zotëri Lumir Abdixhiku”, përfundoi deputeti Lutfi Haziri.