Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Limaj s’rri rehat – del jashtë sallës, pastaj kthehet, s’iu flet gazetarëve

Limaj s’rri rehat – del jashtë sallës, pastaj kthehet, s’iu flet gazetarëve

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj nuk u është përgjigjur gazetarëve, ndërsa ka dalë dhe është kthyer përsëri në sallën kryesore të Kuvendit.

Gjatë këtyre lëvizjeve, ai ka refuzuar të flasë për gazetarët. Një gazetare e RTV Dukagjinit tha se e ka parë Limajn duke folur në telefon.

Limaj para se të hynte në Kuvend tha se nuk ka ndryshuar diçka në orët e fundit dhe se qëndrimet e kësaj partie “tanimë janë publike”.

“Besoj do të flasim më shumë pas seancës. Qëndrimet tona tanimë janë publike dhe besoj jeni të informuar të gjithë”, tha ai.

I pyetur nëse kryetari i LVV-së, Albin Kurti e ka kontaktuar orët e fundit, Limaj tha: “Jo, s’jam kontaktuar”.