Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bisedat e Tahirit me Abdixhikun, Kasolli: “Rrena i ka këmbët e shkurtra – Lojë e dyfishtë me opinionin publik”

Bisedat e Tahirit me Abdixhikun, Kasolli: “Rrena i ka këmbët e shkurtra – Lojë e dyfishtë me opinionin publik”

Analisti politik Afrim Kasolli ka reaguar pas publikimit të bisedave nga Xhafer Tahiri me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, në lidhje me dakordimin mes të dyve për koalicionin me Vetëvendosjen në komunën e Vushtrrisë.

Kasolli ka thënë se rrena i ka këmbët e shkurtra, dhe se vërtetohet se Lumir Abdixhiku ka qenë plotësisht i informuar për marrëveshjen me VV-në.

“Rrena i ka këmbët e shkurtra. Pa kaluar 24 orë nga deklarimet e djeshme të Lumir Abdixhikut, se si është i ‘virgjër’ politikisht sa i përket ‘mekatit’ të Xhafer Tahirit për bashkëjetesë politike me djallin, kryetari i degës së LDK-së në Vushtri i nxori mesazhet se si lideri i LDK-së ka qenë plotësisht i informuar për prapaskenat e kësaj marrëveshjeje, por gjithçka që ka kërkuar ka qenë që ajo të mbetet sekrete për një kohë”, ka shkruar Kasolli.

Kasolli ka potencuar se Abdixhiku po bën lojë të dyfishtë me publikun.

“Pra, që të vazhdohet loja e dyfishtë në sytë e opinionit publik, sikur janë kundërshtar për ‘jetë a vdekje politike’ me Vetëvendosjen, por prapa perdeve të mos e humbin asnjë shans për të përfituar nga njëra-tjetra.”