Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Patriarkalizmi vullgar i Armend Zemajt

Patriarkalizmi vullgar i Armend Zemajt

Pas publikimit të pamjeve ku deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, godet një qytetar në shesh pas ofendimit “rrenc”, analisti politik Afrim Kasolli ka kritikuar ashpër sjelljen e tij, duke e cilësuar si shfaqje të patriarkalizmit vullgar.

Sipas Kasollit, reagimi i Zemajt ndaj provokimit, duke sulmuar qytetarin dhe duke ofenduar gruan dhe nënën e tij me fjalët “Kujt pi thu rrenc, t’rren gruaja jote e nana jote”, tregon për një mentalitet që mban gjallë kulturën e dominimit dhe dhunës, duke përdorur gratë si objekt të sulmeve, edhe kur ato nuk kanë lidhje me konfliktin.

Reagimi i Kasollit:

Patriarkalizmi vullgar i Armend Zemajt

Mediat sapo i publikuan disa nga pamjet ku tashme shihet se si deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e godet nje qytetar qe po kalonte ne shesh, pasi ky i fundit e ofendon deputetin Zemaj me fjalet rrenc, derisa ishte duke u intervistuar nga mediumi Blic

Ajo qe e bene me te papranueshme kete akt eshte kundërpërgjigja fillestare ndaj atij provokimi, (gjithësesi te papranueshëm dhe te denueshem) e deputetit Zemaj duke zgjedhur ta sulmoje ate qe u tha se ishte mergimtar duke e ofenduar gruan dhe nenen e tij. Me kete rast deputeti Zemaj i drejtohet me fjalet “Kujt pi thu rrenc, t’rren gruaja jote e nana jote”.

Kjo gjuhe brutale e deputetit Zemaj ndaj personave qe nuk kishin te benin asgje me ngjarjen flet per patriarkalizmin e tij tipik vullgar. Ku personat e pare qe targetohen e sulmohen me ofendime jane grate dhe nenat edhe pse ato nuk kane te bejne asgje me konfliktin ne mes burrave. Ngase sipas ketij mentaliteti, ato jane fajtore “ontlologjike” vetem pse jane gra. Eshte kjo qasje, (qe ashtu sikur se ajo nga e cili eshte indoktrinuar qytetari ne fjale per ta etiketuar cdo kend qe nuk i takon kopese se preferuar politike), qe e mban gjallë kulturen e dominimit, dhunes dhe trashëgimisë se patriarkalizmit anti-demokratik, e qe mjerisht po kultivohet pikerisht nga ata te cilet duhej ta korigjonin me cdo kusht.