Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi ka pritje që Qeveria Kurti3 do të formohet më së largu të dielën.
Për të arritur këtë ai ka thënë se ka bisedime, por nuk ka dhënë detaje se më kë.
Deputeti i LVV-së ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për mungesë guximi për të marrë përgjegjësi në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.
Ai ka thënë se qeverisja nuk është privilegj, por përgjegjësi dhe kjo sipas tij, po i mungon LDK-së.
“Nuk është mirë që ka politikanë që nuk e kanë guximin të marrin përgjegjësinë mbi supet e tyre. Prandaj, Qeveria nuk është privilegj, por përgjegjësi dhe në këtë rast nuk e ka guximin LDK t’i bashkohet që ta merr këtë përgjegjësi që ta qeverisim vendin”, ka thënë Thaçi në tëvë1.
Duke komentuar deklaratën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se nuk do të ketë koalicion me LVV-në ai ka thënë se është e drejt e tyre, por siç ka thënë ka një porosi për Abdixhikun “ se partia nuk rritet duke bllokuar shtetin”