Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > 28-vjeçarja nga Drenoci i Malishevës shpëtohet nga zjarrfikësit – gjendet në një bunar 21 metra thellësi

28-vjeçarja nga Drenoci i Malishevës shpëtohet nga zjarrfikësit – gjendet në një bunar 21 metra thellësi

Sot, zjarrfikësit e Kosovës në komunën e Malishevës, më saktësisht në fshatin Drenoc, kanë shpëtuar një vajzë të moshës 28 vjeçare, e cila ishte gjetur në një bunar, fatmirësisht e gjallë. Sipas informacioneve të marra nga zjarrfikësit, vajza e gjetur është 28 vjeçare.

Për televizionin Arbëria, Veli Buqaj nga zjarrfikësit njoftoi se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00, dhe se bunari në të cilin është gjetur 28-vjeçarja ka qenë i thellë 21 metra dhe 11 metra kanë qenë me ujë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës, ndërsa më shumë detaje për rastin nuk dihen.

Më poshtë mund të shikoni fotot: