Kadetë nga Qendra për Studime Universitare (QSU) morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Kadetëve – SCUSA (Student Conference on U.S. Affairs), e cila u zhvillua në United States Military Academy – West Point, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Konferenca SCUSA është një nga ngjarjet më prestigjioze ndërkombëtare të organizuara për kadetë dhe studentë të akademive ushtarake e universiteteve elitare në mbarë botën. Gjatë këtij aktiviteti, kadetët e QSU-së patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe ide me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme, të diskutojnë mbi çështje globale të sigurisë, si dhe të eksplorojnë mënyrat se si idetë e reja mund të shndërrohen në propozime konkrete politike e strategjike.
Pjesëmarrja e kadetëve të Kosovës në këtë konferencë përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe akademik të tyre, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me akademitë dhe institucionet partnere.