Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Baraliu: Presidentja s’ka të drejtë ta përjashtojë askënd, vendimi i Osmanit dallon nga ai i Thaçit

Extra AL PVC

Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për t’i shtyrë zgjedhjet lokale në katër komunat veriore nuk i jep të drejtë që t’ia mohojë kandidimin për zgjedhjet që pritet të mbahen më 23 prill të vitit të ardhshëm. Baraliu thotë se sipas vendimit të presidentes Osmani, KQZ-ja do të jetë e detyruar të bëjë thirrje të re për aplikim të subjekteve politike.

Duke folur për këtë vendim, Baraliu thotë se shtyrja e zgjedhjeve nënkupton që është një proces i përsëritur. Sipas tij, askush nuk ka të drejtë që të përjashtojë një subjekt politik që është i regjistruar në KQZ.

“Nuk mundet askush askënd ta përjashtojë. Në nenin 84 të Kushtetutës, presidentja e vendit ka të drejtë t’i shpall zgjedhjet dhe gjithsesi qëllim i institucioneve tona njërën prej detyrave nga neni 84 dhe kompetencave që i ka është që të kujdeset për mirëfunksionimin e institucioneve”, u shpreh Baraliu.

“Procesi duhet nga e para të fillojë, sepse ky është një proces që nuk ka marrë epilog pra edhe Lista serbe që kësaj radhe i ka bojkotuar zgjedhjet, në ato të 23 prillit ka të drejtë sepse domosdoshmërish tashmë është caktuar një termin tjetër, është bërë një rishpallje tjetër”.

“Me vet terminin që ka ndryshuar prej 18 dhjetorit në 23 prill, nënkupton që është një proces i përsëritur, dhe tash varet sesi do të interpretohet, por unë mendoj se në asnjë mënyrë nuk ka askush të drejtë e as presidentja që ta përjashtojë një subjekt politik që është i regjistruar në KQZ”.

“Pra ka të drejtë të dorëzojë listën e kandidatëve në afat të përcaktuar, pra po them se procesi është i përsëritur dhe të gjitha veprimet që i kanë bërë në KQZ, do duhej të përsëriteshin në prill, në mënyrë që të ketë distancë kohore dhe hapësirë për t’u kryer të gjitha operacionet zgjedhore”, u shpreh Baraliu.

Teksa ka folur për vendimin e presidentes për shtyrje të zgjedhjeve, ish-kreu i KQZ-së thotë se dallon skajshmërisht nga ai i marrë nga ish-presidenti Hashim Thaçi në rastin e Podujevës, ku zgjedhjet u shtyn për shkak të pandemisë Covid-19.

“Unë nuk e kam parë atë vendim, por sigurisht që dallon sepse atje kemi pasur rast për veprim të një rrethane të jashtëzakonshme e të paparashikuar siç ishte pandemia, ndërkohë këtu kemi një rrethanë tjetër, kemi arsyen e sigurisë që është e pritshme e që pikërisht vlerësimi i institucioneve të sigurisë është i tillë që nuk ka kushte sidomos për pjesëmarrëse sa më masive, sepse njerëzit atje janë të frikësuar e shantazhuar”, u shpreh Baraliu. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...