Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit – takimi me kryeministrin britanik dhe fotografi nga takimet tjera

Kurti në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit – takimi me kryeministrin britanik dhe fotografi nga takimet tjera

Në Londër këtë herë po mbahet samiti i Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, së bashku me udhëheqësit e disa shteteve të Bashkimit Evropian.

I pranishëm në këtë samit ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Në këtë samit temë e diskutimeve është forcimi e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.

Gjatë vizitës atje, Kurti ka marr pjesë në Kurti në pritjen mbretërore (“Royal Reception”) të organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet në Londër. Pritja u organizua në pallatin “St James’s Palace”, shkruan Telegraf.

Në këtë pritje të veçantë, përveç Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, morën pjesë edhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, Kurti u takua me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, Kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker.