Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, në proces rinumërimi i 16 kutive

Përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, në proces rinumërimi i 16 kutive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi i i personave me nevoja të veçanta, i realizuar në ditën e zgjedhjeve jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile.

“Aktualisht në QNR, në proces është rinumërimi i 16 kutive të votimit që i takojnë 12 vendvotimeve të ndryshme nga komunat Deçan, Gllogoc, Gjilan, Lipjan, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, bëhet e ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar”.

Njoftimi i plotë: