Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Edhe pse u dënua sulmi në Banjskë, vendet partnere po hezitojnë për kërkesën e Kosovës për ekstradimin e Radoiçiqit

Kasolli: Edhe pse u dënua sulmi në Banjskë, vendet partnere po hezitojnë për kërkesën e Kosovës për ekstradimin e Radoiçiqit

Analisti politik Afrim Kasolli, i ftuar në “ARB Debat” në TV Arbëria, ka folur për deklarimet e fundit të diplomatëve në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Ai ka thënë se deklarimi i fundit i përfaqësuesit britanik ishte një qasje inovative ndaj sulmit në Banjskë.

“Dhe deklarimi i ambasadorit britanik, i përfaqësuesit britanik, ishte një qasje inovatore deri më tani sa i përket sulmit në Banjskë”

Kasolli potencon se në lidhje me këtë çështje është vërejtur një lloj “hezitimi” nga vendet e Perëndimit.

“Është e vërtetë që të gjitha vendet partnere ndërkombëtare e kanë dënuar agresionin në Banjskë, mirëpo problem është se në vazhdimësi, përkundër kërkesës së Kosovës që ka kërkuar ekstradimin, sidomos të Radoiçiqit, e kam vërejtur një lloj hezitimi të shteteve perëndimore që të solidarizohen me këtë kërkesë të Kosovës.

Kasolli: Serbia ka tentuar ta zhveshë veten nga përgjegjësia për sulmin e 24 shtatorit dhe ta paraqesë si rebelim të serbëve lokalë.

Kasolli tutje ka theksuar se Serbia është munduar ta zhveshë veten nga përgjegjësia për sulmin e 24 shtatorit, por ka dështuar.

“Ajo që është përpjekur Serbia të bëjë në Kosovë, por që i ka dështuar, ky plan do të thotë ka tentuar ta zhveshë veten nga përgjegjësia për sulmin e 24 shtatorit dhe ta paraqesë si rebelim të serbëve lokal për shkak të mohimit të të drejtave të tyre politike dhe civile, sepse ne e dimë se çfarë kishte ndodhur paraprakisht: ata dhanë dorëheqje nga institucionet e sigurisë, drejtësisë, kryetarët e komunave, do të thotë ta krijojnë një përshtypje që serbët nuk kanë asnjë lloj të drejte në pjesën veriore, dhe ky mohim radikal i të drejtave të tyre nuk lë tjetër hapësirë pos një rebelimi të brendshëm politik për t’i rifituar ato që po ia mohon shteti i Kosovës”, ka thënë Kasolli.

“Ky ka qenë qëllimi i Serbisë, që ta ekspozojë ndërkombëtarisht këtë ngjarje, që ajo personalisht nuk ka të bëjë gjë me të”, ka thënë tutje ai.

Gjatë intervistës në ARB Debat, Kasolli ka edhe një pyetje për pushtetin e VV-së për këtë mandat:

“Pse asnjë avancim në agjendën e integrimeve euroatlantike të Kosovës nuk ka ndodhur? Duhet të japin përgjigje në këto pyetje për këtë mandat”. /TV Arbëria