Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rafiz Sejdiu, është ndarë nga jeta.
Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një njoftimi, ku ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Rafiz Sejdiu. Ngushëllime familjes dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij,” thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.