Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurit, janë duke qëndruar në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit. Kryeministri britanik, Keir Stramer, ka dhënë mesazh se shteti i tij është i përkushtuar për sigurinë e rajonit, duke përmendur kështu kontributin për KFOR-in, forcën e NATO-s që kontribuon për sigurinë dhe paqen në Kosovë.
Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar se së paku do të vazhdojnë përkrahjen e KFOR-it edhe për tre vite.
“Forcat e Armatosura Britanike do të vazhdojnë të mbështesin një mision paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë për të paktën tre vjet të tjera”, thuhet në njoftimin e Qeverisë britanike.
“Angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. Duke i dhënë mbështetjen tonë Forcës së NATO-s në Kosovë, ne po demonstrojmë rolin tonë si një aleat kryesor i NATO-s dhe po qëndrojmë pranë vlerave tona të stabilitetit dhe demokracisë. Bashkëpunimi i ngushtë me partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor është jetik, jo vetëm për stabilitetin rajonal, por edhe për të siguruar sigurinë këtu në vend.”, ka thënë kryeministri britanik.