Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > VV kryeson me votat me kusht në Fushë-Kosovë, Prebreza përpara Osmanit

VV kryeson me votat me kusht në Fushë-Kosovë, Prebreza përpara Osmanit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave me kusht në Komunën e Fushë-Kosovës.

Sipas rezultateve, Valon Prebreza nga Lëvizja Vetëvendosje renditet i pari me 45 vota, ndërsa Besnik Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 22 vota.

Ndërsa, nga rezultatet preliminare, Prebreza në përgjithësi ka 9 mijë e 529 vota, ndërkaq, Osmani ka 7 mijë e 730 vota.