Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia në Vushtrri mban ligjërata në shkolla me temën ‘Siguria në trafik’

Policia në Vushtrri mban ligjërata në shkolla me temën ‘Siguria në trafik’

Policia në Vushtrri, në kuadër të masave dhe aktiviteteve parandaluese me synim vetëdijesimin, po mbajnë ligjërata me nxënës të shkollave fillore.
Këto ligjërata kanë për qëllim vetëdijesimin e nxënësve për rregullat themelore në trafikun rrugor me temën ‘Siguria në trafikun rrugor’.
Përmes ligjëratave dhe aktiviteteve plotësuese synohet të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e njohurive dhe rregullave elementare të sigurisë në trafik.
Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor.