Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë moti i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin mes 4-8°C, teksa temperaturat maksimale: 13-16°C.
“Era fryn kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet tutje.