Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli për Kurtin: Më të rëndësishme i ka takimet me bashkatdhetarët sesa bisedimet me liderët për formimin e qeverisë

Kasolli për Kurtin: Më të rëndësishme i ka takimet me bashkatdhetarët sesa bisedimet me liderët për formimin e qeverisë

Analisti politik Afrim Kasolli, në “Arb Debat” me Rid Berishën, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Kasolli për Kurtin: Më të rëndësishme i ka takimet me bashkatdhetarët sesa bisedimet me liderët për formimin e qeverisë

Ai ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se nuk po merr hapa për sigurimin e votave për formimin e qeverisë.

“Pjesën më të madhe të kohës e kaloi nëpër forume të majta në Perëndim, takim me bashkatdhetarë në Britani, pra më të rëndësishëm e konsideron takimin me bashkatdhetarë në Britani që ishte para disa ditësh, sesa bisedimin me liderët për formimin e qeverisë”

Kasolli: Koalicioni LVV-LDK në Vushtrri, fitore e jashtëzakonshme taktike e Kurtit

Kasolli gjatë intervistës ka folur edhe për koalicionin lokal, mes VV-së dhe LDK-së në Vushtrri, ai këtë koalicion e quan fitore të Albin Kurtit.

“Kjo është fitore e jashtëzakonshme taktike. Besoj e keni parë reagimin e çoroditur të LDK-së”

“Lidhja Demokratike e Kosovës me elektoratin e saj në Vushtrri e filloi procesin e fuqizimit të Lëvizjes Vetëvendosje në nivel lokal” tha tutje Kasolli.

Kasolli: Nëse shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, Albin Kurti do të ishte shumë komod – nuk ka lider tjetër politik që mund t’i prijë valës për formimin e qeverisë

Kasolli tutje ka folur edhe për hapat drejt formimit të qeverisë së re, ai thotë se nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, situata mund të jetë në favor të Kurtit.

“Edhe nëse shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme, Albin Kurti do të ishte shumë komod me një skenar të tillë. Edhe nëse e shpenzon Albin Kurti afatin kushtetues që kanë mbetur edhe pesë ditë, ne tashmë e kemi të qartë që nuk ka lider tjetër politik që mund t’i prijë valës për krijimin e institucioneve”

“Shiko në çfarë gjendje janë tash subjektet tjera politike, as që mund të imagjinohet, as që mund të paramendohet që subjektet tjera politike, të dyti, të treti, të katërti janë në gjendje të ndërtrojnë koalicion duke e lënë në opozitë Lëvizjen Vetëvendosje,” ka theksuar Kasolli në “Arb Debat”. /TV Arbëria