Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Besnik Osmani njofton koalicionin e dytë në garën për kryetar

Besnik Osmani njofton koalicionin e dytë në garën për kryetar

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të një komune, Besnik Osmani, ka njoftuar të martën për lidhjen e koalicionit të dytë radhazi në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se LDK-ja ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Liberale Egjiptiane.

“Së bashku me Partinë Liberale Egjiptiane, po bashkojmë forcat për çdo rrugë e çdo lagje të komunës sonë. Bashkimi ynë është zëri i bashkëjetesës, barazisë dhe mirëqenies për të gjithë!”, ka shkruar ai.