Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, disa herë gjatë ditëve të fundit referuar ngjarjeve në Veri ka thënë se “nuk do të ketë dorëzim”.
Rrugës së babait po i shkon edhe i biri. Se nuk ka dorëzim, po e thotë edhe djali i tij, i cili është përfshirë në komentimin e zhvillimeve në veri.
Një kërcënim në drejtim të Kosovës e ka dërguar edhe Danilo, “Vuçiqi i vogël”.
“Ekziston njëri që do të dorëzohet, e Zoti e di që e njoh edhe një tjetër që nuk do ta bëjë këtë”, ka shkruar Danilo Vuçiq në Instagram. /TV Arbëria