Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident me tri vetura në Prishtinë – tre persona të lënduar në rrugën “Fehmi Lladrovci”

Aksident me tri vetura në Prishtinë – tre persona të lënduar në rrugën “Fehmi Lladrovci”

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot paradite në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për mediat se përplasja mes tri automjeteve ka ndodhur rreth orës 11:00.

“Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Prishtinës,” ka deklaruar Pllana.