Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Nismën Socialdemokrate në Fushë-Kosovë, vetëm pak ditë pas koalicionit të saj me Vetëvendosjen në Vushtrri.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook, ku publikoi një fotografi duke shtrënguar duart me përfaqësuesin e Nismës, Driton Ademi.
Nisma Socialdemokrate nuk kishte kandidat për kryetar në këtë komunë, por në zgjedhjet për Kuvendin Komunal arriti të marrë rreth 500 vota.