Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Koalicion lokal VV–AAK në Fushë-Kosovë, Kadrijaj sqaron: “Në nivel qendror s’ka bashkëpunim”

Koalicion lokal VV–AAK në Fushë-Kosovë, Kadrijaj sqaron: “Në nivel qendror s’ka bashkëpunim”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se do të vazhdojë “rrugëtimin drejt ndryshimit” bashkë me kandidaten e AAK-së, Vildane Latifi.

“Vazhdojmë rrugëtimin bashkë drejt ndryshimit! Na priftë e mbara”, ka shkruar Prebreza.

Derisa, se a mund të ketë një bashkim edhe për formimin e qeverisë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbëria TV ka kontaktuar deputeten e AAK-së, Time Kadrijaj se a mund të ketë shansa që kjo të ndodh.

Ajo u përgjgj se: Se di çka ka vendos ajo kryetarja e Fushë Kosovës, por në nivelin qendror s’ka koalicion”.