Misioni i KFOR-it njoftoi sot se e vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.
KFOR theksoi në llogarinë në Twitter se është e rëndësishme të shmanget çdo ripërshkallëzim.
“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo ripërshkallëzim. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin që mori nga Kombet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.
Only way towards peace is for Belgrade & Pristina to resolve their issues through dialogue & to reach a solution that respects the rights of all communities. It is important to avoid any renewed escalation.#KFOR remains extremely vigilant & fully capable to fulfil its UN mandate pic.twitter.com/KrHmBqczM9
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) December 13, 2022
/TV Arbëria