Kryetari aktual i Pejës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për mandatin e katërt, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas marrëveshjes së bashkëpartiakut të tij, Xhafer Tahiri, me Lëvizjen Vetëvendosje në Vushtrri, duke e quajtur atë një veprim të nxituar dhe të paautorizuar.
Në një deklaratë telefonike për emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, Muhaxheri tha se koalicioni është bërë pa aprovimin e organeve qendrore të partisë dhe se rasti do të trajtohet nga komisioni disiplinor i LDK-së.
“Duhet me u çu në komision disiplinor e pastaj komisioni të marrë masa. Besoj që do të dërgohet, por duhet të veprojmë sipas statutit. Pa aprovim të qendrës nuk është bërë kurrë ndonjë koalicion”, deklaroi Muhaxheri.
Ai shtoi se është i befasuar nga veprimi i Tahirit, duke theksuar se “nuk është normale kjo nguti për të bërë marrëveshje pa konsultim me kryesinë”.