Fanella që Rei Manaj mbajti veshur në takimin kundër Serbisë, u shit në një ankand për shumën e 3 mijë e 100 eurove. Por, kjo vlerë nuk e kaloi rekordin e Bajramit.
Fanella që Rey Manaj mbajti veshur në ndeshjen kundër Serbisë, të luajtur më 11 tetor në Leskovc, u ble për thuajse 3100 euro në një ankand të faqes MatchWornShirt, me të cilën FSHF ka marrëveshje.
Oferta më e lartë erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje blerësi ishte i vendosur për ta pasur, pasi e ka rritur shumën 11 herë, ku fillestarja ishte 378 euro.
Fanella e firmosur nga sulmuesi i Kombëtares pati vlerë pasi ishte edhe shënuesi i golit të vetëm që vendosi suksesin historik me Serbinë. Kjo është e dyta më e shtrenjtë për Kombëtaren.
Rekordin e mban bluza e Nedim Bajramit në përballjen e fazës së grupeve të Euro 2024 me Italinë, ku shënoi edhe golin më të shpejtë në historinë e Europianit, pas 23 sekondave. Fanella u ble për 5 mijë e 792 euro.