Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > IPK dhe Policia e Kosovës ndalojnë katër persona për rrëmbim, përfshirë një zyrtar policor

IPK dhe Policia e Kosovës ndalojnë katër persona për rrëmbim, përfshirë një zyrtar policor

Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga hetuesit policor dhe identifikimit të personave të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të raportuar më 19 shtator 2025 në lagjen Veternik të Prishtinës, është zbuluar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka siguruar prezencën e personave të dyshuar. Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër imitimi e armës AK-47.

Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Si pjesë e procedurave administrative, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin për zyrtarin policor të përfshirë.

Hetuesit policor dhe ata të IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore, po vazhdojnë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me këtë rast arrin në tetë.