Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vetëm një kuti e diasporës pa numëruar në Prishtinë – Përparim Rama kryeson

Vetëm një kuti e diasporës pa numëruar në Prishtinë – Përparim Rama kryeson

Numërimi i votave të diasporës për Prishtinën po shkon drejt përfundimit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka mbetur vetëm një kuti pa numëruar nga votat me postë në kryeqytet.

Nga përditësimi i fundit, rezulton se kandidati i LDK-së dhe kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë 476 vota nga bashkëatdhetarët, që përbën 54.90 për qind të votave.

Kundërkandidati i tij nga LVV-ja, Hajrulla Çeko, ka marrë 240 vota, ose 27.68 për qind të votave të diasporës.