Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ: Deri në 10, u numëruan 104 kuti me vota nga jashtë për kryetarë të kounave dhe 93 për kuvendet komunale

KQZ: Deri në 10, u numëruan 104 kuti me vota nga jashtë për kryetarë të kounave dhe 93 për kuvendet komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga jashtë vendit për zgjedhjet lokale.

Sipas njoftimit zyrtar, deri në orën 10:00 të mëngjesit, janë numëruar 104 kuti për zgjedhjet e kryetarëve të komunave.

“Nga gjithsej pakot e pranuara: 29,636 janë aprovuar, ndërsa 3,977 janë refuzuar, kryesisht për mungesë të dëftesës së regjistrimit (3,660 raste),” thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Po ashtu, në proces janë edhe 93 kuti për kuvendet komunale, ndërsa KQZ ka bërë të ditur se numërimi do të vazhdojë gjatë ditës derisa të përfundojë plotësisht verifikimi i të gjitha pakove të ardhura nga diaspora.