Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami për koalicionin në Vushtrri: Nuk isha në dijeni, nuk di për të tjerët

Bajrami për koalicionin në Vushtrri: Nuk isha në dijeni, nuk di për të tjerët

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se nuk kanë qenë në dijeni se kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri do të lidhte një koalicion me Vetëvendosjen në Vushtrri.

Ajo pas një takimi që u mbajtë në zyrat e LDK-së, e ka cituar atë që partia e tyre e tha nëpërmjet një komunikate.

“Asgjë më shumë se komunikata. Besoj që krejt i kemi sqaruar në komunikatë, nuk ka pasë aprovim për koalicione. Unë skam qenë në dijeni, nuk e di për të tjerë”, tha Bajrami.