Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Xhafer Tahiri bashkohet me VV-në në Vushtrri – analisti: “Vullnet individual, LDK nuk e ka lehtë ta kapërdijë këtë vendim”

Xhafer Tahiri bashkohet me VV-në në Vushtrri – analisti: “Vullnet individual, LDK nuk e ka lehtë ta kapërdijë këtë vendim”

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka nënshkruar sot një koalicion me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Sylejman Meholli, për ta përkrahur këtë të fundit në balotazh kundër kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Për Arberia TV, një analist politik e ka cilësuar këtë veprim si “vullnet individual të Tahirit”, duke shtuar se paraprakisht “do të duhej të merrej pëlqimi edhe i kryesisë së LDK-së.”

Sipas tij, Tahiri ka vepruar me arsyetimin se kështu do ta kishte më të lehtë të fitonte në Vushtrri.

“Këto koalicione janë normale, për njerëz apo parti kur e shohin se gjasat janë të vogla për të fituar vetëm në balotazh”, ka thënë analisti.

Megjithatë, ai ka theksuar se LDK ka qëndrim të prerë që nuk bën koalicion me VV-në në asnjë nivel.

“Veprimi është i arsyeshëm me konstatimin normal se vetëm s’mundet me fitu në balotazh. Dhe kur nuk mundesh vetëm, atëherë më mirë me bë koalicion se sa me dëmtu vetën e LDK-në”, ka shtuar ai.

Në fund, analisti ka theksuar se edhe për kryesinë e LDK-së nuk do të jetë e lehtë ta kapërdijë këtë vendim