Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nënshkroi koalicion me VV-në, këto janë masat me të cilat mund të përballet Tahiri sipas statutit të LDK-së

Nënshkroi koalicion me VV-në, këto janë masat me të cilat mund të përballet Tahiri sipas statutit të LDK-së

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nënshkroi sot koalicion me kandidatin e LVV-së për kryetar në këtë komunë, Sylejman Meholli për ta përkrahur këtë të fundit në balotazh kundër kandidatit të PDK-së.

Nënshkrimi i marrëveshjes për këtë koalicion u bë edhe në praninë e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Mirëpo, pas kësaj reagoi Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila tha se kandidati i saj për kryetar të kësaj komune Xhafer Tahiri ka ndërmarrë hapa për të formuar këtë koalicion pa miratimin e partisë.