Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ShSKUK: Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

ShSKUK: Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Në Klinikën e Onkologjisë ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas njoftimit, shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në ora 10:00

“Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën “Jeta Vita”.Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00”, thuhet tutje.