Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të aplikojnë për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Në mbledhjen e qeverisë të martën, Kurti tha se Kosova i ka plotësuar kushtet për marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE.
“Ka ardhur koha që të kalojmë një fazë të re të raporteve me Bashkimin Evropian”, tha ai.
Kurti i uroi mirëseradhje edhe ministrit të ri të Qeverisë, Nenad Rashiq. /TV Arbëria